Ja si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme


Moti –  E martë, 4 Maj 2021

——————————————- 

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim priten kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.