Ka bërë kërdinë/ Shikoni si kjo turiste serbe vjedh unazën në një argjendari në Sarandë (VIDEO)


Grabitja e dyqaneve në vendin tonë nuk është një fenomen i pazakontë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi në një argjendari në qendër të Sarandës.

Pronarët e këtij biznesi kanë rënë pre e një vjedhje, për të cilën thanë se nuk është një gjë e rrallë.

Por këtë herë sipas tyre kishte një të veçantë: hajdute ishte një shtetase serbe.

Siç shihet edhe në videon në fjalë, sapo shitësja kthen kurrizin, turistja serbe merr prej tavolinës me bizhuteri, një unazë dhe e mban në duar.