“Kjo situatë duhet të marrë fund”/ Goditje raketash pranë ambasadës shqiptare gjatë luftimeve në Izrael


Një goditje me raketë ka qenë shumë pranë Ambasadës austriake në Izrael shkruan në “Twitter”, vetë zyrtarja e ambasadës atje, ndërsa të njëjtin fat duket se ka pasur dhe ambasada shqiptare në Izraelin qendror.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.
Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.