“Kryeministri është kukull” Ekzekutimet njëra pas-tjetrës në vend, Dritan Zagani jep mesazhin e fortë për Ramën


Pas ekzekutimeve njëri pas tjetrin që tronditën vendin ka reaguar dhe ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani.

Ky i fundit ka theksuar se policia varet nga politika dhe është në shërbim të saj, dhe në një kohë që kjo e fundit merr urdhra nga krimi, atëhere uniformat blu nuk kanë çfarë të bëjnë.

“Policia në vendin tonë për hir të situatave gjithmonë ka qenë pak e ndërvarur nga politika, ndërsa tashmë është nën urdhrat e krimit të organizuar që ka arritur majat e politikës sot. Nga ana ime e kam të provuar këtë që them në shumë drejtime, sepse nuk është se po e them unë por është e provuar që krimi bën ligjin, krimi është i paprekshëm, formulon ligjin në parlament, krimi ka një kryeministër kukull që është në shërbimin e tij. Nuk mund të themi që policia do të bëjë raketa, sepse ata policë aty janë vendosur nga ta.

Janë në shërbimin e tyre deri sa të jenë në atë karrige. Përderisa në Shqipëri politika është ajo që bën gjithçka. Në rastin konkret politikën e bën krimin, policia çfarë do bëjë? Do jetë një vegël e këtij shteti. Atje nuk ekziston shteti, prandaj unë nuk i gjykoj dot kolegët e mi. Qoftë ata që janë në punë, qoftë ata që flasin kundër tyre. Përderisa policia e shtetit të mos jetë polici e politikës, unë nuk mund të flas. Për fatin tonë të keq, shteti dhe politika gjithmonë e ka keqpërdorur policinë sipas interesave të tyre.

Shteti është inekzistent për sa i përket krimit të organizuar aktualisht. Përderisa në politikë deri në krye të shtetit të komandojë krimi i organizuar, policia është vegël e tyre dhe detyrimisht nuk ke çfarë pret tjetër përveç situatës ku jemi, qofsha i gabuar por do kemi më keq”, tha Zagani për Fax News.