“Kushedi sa do jetë çuditur ai” Basha shkon te Baba Mondi për Fiter Bajram, reagon gazetari i njohur


Pas fotove të fundit që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nxori në rrjetet sociale, ka  reaguar dhe gazetari Mero Baze, i cili njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të së djathtës.

Ai shprehet me ironi se Basha ka ngatërruar festën e Sulltan Novruzit që është festa e bektashinjve me atë të Fitër Bajramit, megjithëse kjo e fundit i bashkon të gjithë myslimanët.

Sipas Bazes, kryegjyshi botëror i bektashianëve, Baba Mondi do të jetë habitur shumë që lideri demokrat i ka postuar foton.

Sot besimtarët myslimanë kanë festuar Fitër Bajramin. Pas një muaji të gjatë dhe të vështirë me sakrifica, lutje dhe dashuri, pas muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë myslimanët sot falën Fitër Bajramin, duke u lutur për më shumë shëndet, paqe dhe mirësi.

Screenshot 3 26