“Lutemi që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre” Krah së shoqes, Berisha uron besimtarët për Fiter Bajramin


Me rastin e festës së Fiter Bajramit, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të  gjithë besimtarët myslimanë.

Ai ka publikuar një foto krah së shoqes Liri Berisha dhe shprehet se të gjithë duhet të luten që “I Gjithëfuqishmi” të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthejë atë në paqe.

“Gëzuar Bajramin! Te dashur miq, sot besimtaret musliman pas agjerimit te muajt te madhnueshem te Ramazanit kremtojne diten e bekuar te Fiter Bajramit.

Ju ftoj te dashur miq, te lutemi dhe te urojme nga zemra te gjithe se bashku qe i Gjithëfuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta kthej ate ne paqe, mbaresi e te mira, per ata, familjet e tyre dhe mbare kombin tone. Gezuar”, shkruan ish-kryeministri.