Mark Marku gati ‘të përleshet’ me Maznikun: Të pacipë, t’ju përzësh me shkelma nga zyra, rrugaçë!


Një diskutim i fortë u zhvillua në Opinion mes Mark Markut i cili tashmë ka marrë mandatin e deputetit, dhe socialistit Arbjan Mazniku.

Marku iu drejtua Maznikut duke i thënë se do t’ju nxjerrë populli si lecka, si hajdutë nga zyrat, ndërkohë që përfaqësuesi i PS tha se populli ia ka dhënë verdiktin PD-së.

Pjesë nga biseda:

Mark Marku: E keni çuar popullin në atë pikë, saqë shitet dhe ka festë kur ka miell një thess mielli. Dhe në fund fare u caktojnë çmimin. U thonë ja, ju fleni një thes mielli dhe 50 mijë lekë. Por ju jeni të pacipë

Arbjan Mazniku: Si qenkemi

Blendi Fevziu: Në çfarë kuptimi

Mark Marku: Po ja, me këta ka kuptimin që tu ngrihesh dhe t’i përzësh me shkelma nga zyra e t’i nxjerrësh ne rrugë e t’i trajtosh si rrugaçë.

Blendi Fevziu: E provove njëherë Mark

Mark Marku: Jo more jo, nuk ka ndodhur kjo gjë.

Blendi Fevziu: Çfarë do ndodhë?

Mark Marku: E di ti çfarë ndodh kur nuk lejohen zgjedhje? Revoltë.

Blendi Fevziu: Do ketë revoltë?

Mark Marku: Revoltë do ketë!