“Më kishte bërë magji” I mori jetën infermierit, shqiptari i çudit të gjithë me deklaratën


Dalin detaje të reja nga vrasje e një infermieri 60 vjeçar grek në Kalivia më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Si autor i kësaj ngjarje të rëndë akuzohet një 32-vjeçar shqiptar, i cili pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën më 5 maj.

Sipas mediave fqinje, i riu disa ditë pasi kishte kryer krimin ishte arratisur drejt Shqipërisë, por autoritetet e vendit tonë kishin mundur ta arrestojnë dhe më pas u bë i mundur ekstradimi drejt Greqisë.

Ai e pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.