“Me shpatë do ju presim duart”, ja si kërcënonte kandidati i LSI-së gjatë numërimit (Video)


Një video e drejtuesit politik të LSI-së në Berat, Ardit Çelës, është publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai ka kërcënuar me ‘prerje’ duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark.

Në video Çela shfaqet i ulur në karrige, teksa dëgjohet të thotë “bam-bam, me shpatë në dorë”. Ndërkohë, me një reagim në rrjete sociale, Çela thotë se video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur ashtu sikurse duket aty.

Ai shkruan se janë shumë persona që kanë hyrë nga jashtë duke kërcënuar “do ju presim duart”, pas situatës së krijuar në qendrën e numërimit të votave dhe se ai vetëm ka ironizuar këta persona duke thënë “ju po ju, me shpatë”.

“Ishte momenti i fundit i numërimit, dhe një situate shume komike. Te 4 anëtarët e tavolinës së numërimit, pra përfshire ata socialiste, nuk pranonin të plotësonin një formular me 0 vota për kandidatet, për shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre të mëparshëm dhe kishin vendosur fletët ne zarfin e gabuar. Në këtë moment, disa injorantë kujtonin se fare po behej, për shkak se pak minuta me pare ishte ndërruar komisioneri i LSI. Hyjnë si te forte dhe provokojnë dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numëruesit me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim këmbët” etj..

Kjo vërtetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithë kthejnë kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me përjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem. Në asnjë moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila përpiqej te shpjegonte procedurën. Kur e shoh që tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, të të sqaroj se është qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonjë përplasje midis njerëzve qe ishin aty”, shkruan ai.