Merret vendimi/ “Kopshti botanik nuk do i kalojë Bashkisë” Gjykata rrëzon qeverinë: Është i Universitetit të Tiranës dhe FSHN


Gjykata e Tiranës ka rrëzuar VKM nr.510 të vitit 2019, ku qeveria vendosi të kalojë Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit.

Asokohe ky vendim u kundërshtua nga përfaqëesues të Universitetit dhe ambientalistët.

Ndërkohë ditën e sotme në seancën e rradhës, gjyqtari ka rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave duke u shprehur se Kopshti Botanik dhe zona brenda hapësirës është pronë e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Në vitin 2019, FSHN u shpreh kundër vendimit për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke theksuar se ky vendim jo vetëm që cënon rënde autonominë dhe lirinë akademike, duke renë ndesh edhe me ligjin për Arsimin e Lartë, por pamundëson edhe funksionin e këtij institucioni që është një punë 60 vjeçare ndër breza.

Sipas vendimit të vjetër të Qeverisë, Kopshti Botanik i cili ekzistonte si një pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, do shndërrohej në një pronë lokale, ku Bashkia kishte të drejtë ta përdorte atë për funksionet e veta.