Moisi Habilaj ndodhet në arrati/ SPAK kërkon 63 vite burg për të dhe grupin e tij kriminal


Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 63 vite burg për grupin kriminal të Habilajve.

Mbi këtë grup rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.

Sipas informacioneve për mediat, u kërkua 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seiti, 15 për Meridian Sulaj dhe 15 vite burg për Fatmir Minaj.

Përmendim faktin që Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.