“Mori peng KZAZ-në”/ Grida Duma denoncon të fortin në Rrogozhinë: Me muskuj, me emrin Ervis


Grida Duma tha në Open se gjatë procesit zgjedhor ka pasur shumë parregullsi dhe shumë shpejt opozita do i faktojë ato.

Ajo madje dha dhe një rast konkret nga Kavaja.

Grida Duma: Në Rrogozhinë kam qenë unë. Aty janë tre banda, i njohin ata të Rrogozhinës, s’ka nevojë ta dinë të gjithë shqiptarët. Më lajmëruan se kishte problematike. U ndalua procesi. Pastaj një r inga këta, si me muskuj, kishte shkuar si përfaqësues i KQZ-së dhe me ‘badge’ u kishte thënë komisionerëve të vazhdonin punën. Më lajmëruan sërish. Më thanë që ka shkuar njëri dhe u thotë të punojnë. Ma kalo në telefon u thashë. Ma kaloi. I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë. Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë. E kemi mbajtur vendin me forcë deri sa të vinte shefi i komisariatit që tha se ishte në një vdekje në Tiranë. Më është dukur vetja si forca militare. Bëmë kallëzimin dhe në fund e transferuan nga SPAK tek prokuroria e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral.