“Mos e çoni votën dëm për Dulen”/ Plas brenda Opozitës, kreu i PBDNJ-së: Videon ma ka bërë Strazimiri, e tradhtuan reklamat në Instagram


Pasi Gent Strazimiri i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen, ka reaguar ky i fundit.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së ka akuzuar kandidatin për deputet në listat e Partisë Demokratike, duke thënë se videoja është sponsorizuar nga Strazimiri dhe se këtë të fundit e kanë ‘tradhtuar’ reklamat e Instagramit.

“Këtë video e ka bërë PD-ja. Unë e di shumë mirë. Kjo video më ka dalë sposored në Instagram, është bërë nga një kandidat i PD-së, Gent Strazimir. Mua më ka kushtuar vota kjo, nuk e di se sa, por ka kushtuar vota. Dhe kjo gjë është edhe në të keqen e PD-së,”– tha Dule në Log.