Në 3 të natës/ Makina përfshihet nga flakët, policia jep detajet: Ja çfarë ndodhi


Digjet gjatë natës një makinë në Sarandë.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr.3 , ku mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit M.A është përfshirë nga flakët.

“Më datë 07.05.2021, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”,  në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.