Nëse Berisha do thotë Lulzim mjaft, do ta mbështesje? Duma: Unë mbështes Bashën


Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është pyetur nga Kreshnik Spahiu se çfarë do të bënte nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta rrëzonte nga posti kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ajo u shpreh se do mbështeste Bashën dhe se janë legjenda të krijuara për diversion fjalët se Berisha është në krye të PD-së.

Kreshnik Spahiu: Nëse Berisha nxjerr një status e thotë Lulzim boll mjaft më cilin do mbështesje?

Grida Duma: Kjo pjesa që Berisha është në krye të PD-së e është legjendë e krijuar për diversion. doni një person ta shikoni në fitore, shikoni se si e menaxhon ai humbjen.

Spahiu: Nishanin e përdorët për kryetar komisioni.

Duma: U vlerësua.

Spahiu: U përdor! Pse për një vit?

Duma: Është një super vlerësim, të varësh 5000 njerëz mbi to është një super vlerësim.

Top Channel