Noizy nuk kursehet për të atin, i blen dhuratën luksoze për datëlindje


E kemi parë shumë të dedikuar ndaj të ëmës me dedikime, foto e madje këngë kushtuar për datëlindje, por Noizy nuk lë pas as të atin. Një nga reperët më të përfolur në showbizz, njihet për raportin e veçantë që ka me familjen, e shpesh e kemi parë edhe të pakursyer për ta.

Së fundmi Noizy me anë të një postimi bëri të ditur se babai i tij ka datëlindjen. Padyshim për këtë rast ai i bëri një dhuratë mjaft të shtrenjtë.

Reperi i ka blerë babait një makinë luksoze të tipit “Mercedes”, ndërsa ua tregoi fansave përmes një postimi.

Krahas fotos, ku shihet edhe babai i tij pranë veturës që e mori dhuratë nga i biri, Noizy ka shkruar urimin: “Edhe 100 idhull”.