Nuk kanë fund tragjeditë! Po filmonte për të plagosur në Rripin e Gazës, gjen dy vëllezërit e tij të pajetë dhe shpërthen në lot


Gjithnjë e mëshumë momente dramatike po publikohen në media nga luftimet në Gaza.

Ndërsa një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, po filmonte gjithçka duke munduar të dokumentoj dhunën në Rripin e Gazës, ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur.

Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njohur dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.