“Nuk mundi të linte amanet” Humbi të atin nga virusi, flet i biri i Guljelm Radosë: Vendosëm mos e dërgonim jashtë shtetit


Vetëm pak ditë pasi aktori i madh Guljelm Radoja ndërroi jetë, i biri Redi është rikthyer në Teatër.

Aty ai kujton skenën ku u rrit, së bashku me të atin.

Duket se koha ka ndalur aty dhe emocionet i janë zgjuar.

Babai e merrte në prova dhe ai çapkën shpaloste talentin e trashëguar.

“Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e itj, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi  Radoja në një intervistë për News 24.

Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet nejrëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.

‘’Mjekët i bënë gjithcka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.

Guljelm Radoja njihej si qytetari rebel, aktori i pakompromis. Guljelm Radoja ishte duke kryer prova ndërsa Redi jo më shumë se 5-vjeçar merr nga ambientet e rekizitave një beretë të cilën e çon në shtëpi. Arrestimi i gjyshit të tij për agjitacion e propogandë ka lënë gjurmët në jetën e familjes.

‘’Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la manet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe.’’-zbulon ai.

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Duket se dalja i pastrehë nuk u përjetua mirë nga familja e Guljelmit i cili rrallë e më rrallë  është parë në teatër vitet e fundit. Daljet publike i takonin në Durrës, homazheve dhe përcelljes së miqve të tij . ‘’Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri.

‘’Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qënë e duhura’’- shton ai.