Pamje të dhimbshme/ Pak pas ekzekutimit, ja momenti kur e shoqja përqafon Everest Çakën (VIDEO)


Vrasja e Everest Çakës para dy netësh, vijon të jetë një ngjarje ende e pazbuluar për drejtësinë.

Ekzekutimi ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

Everest Çakës iu bë pritë teksa po dilte nga shtëpia e prindërve të bashkëshortes.

Ai u qëllua disa herë me pistoletë me silenciator, ndërkohë që ngjarja është ende pa autor.

Ndërkohë  Abcnews ka shfaqur momentet kur bashkëshortja e tij i afrohet pranë viktimës duke e përqafuar.

Më pas në vendin e krimit afrohen edhe disa persona të tjerë për ta transportuar 41-vjeçarin me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit.

Disa vite më parë në Spanjë, atij iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel.