Patriarku serb kërkon paqe mes serbve dhe shqiptarëve: S’jemi vëllezër, por mund të bëhemi…


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe Patriarku Porfirije ka bërë disa deklarata të forta sa i përket marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve.

Ne nuk kemi pse të presim të jetojmë si vëllezër, por mund të jemi fqinj të mirë me njeri-tjetrin”, tha ai në intervistën për Radio Beogradin.

Po ashtu, ai shtoi se Kosova është kthyer në një mit për serbët, teksa theksoi se në të ardhmen ekziston mundësia për një bashkëjetesë në paqe mes serbve dhe shqiptarëve në shtetin më të ri të Europës.

Sipas Porfirije, serbët dhe shqiptarët kanë jetuar së bashku prej shekujsh, gjë që tregon persepektivën se mund të vijojnë të jetojnë në paqe me njeri-tjetrin.

Patriarku serb u shpreh po ashtu se mes shqiptarëve dhe sebëve ka më shumë të përbashkëta se sa ndasi duke shënuar një qëndrim krejt të kundërt nga paraardhësi i tij, i cili i mëshonte më tepër konfliktit se sa paqes.