Persona të maskuar tentuan të rrëmbejnë 11-vjeçarin nga duart e të atit


Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Vushtrri dy persona të maskuar kanë tentuar të rrëmbejnë një djalë 11-vjeçar. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.