Plas në studio! Boçi nxjerr kodin e kutisë së votimit. Mazniku: Atë sendin çoje në Prokurori


Në studion e “Syri tv” demokrati Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku janë përplasur.

Shkak u bë nxjerrja e kodit të kutisë së votimit nga ana e Boçit.

Pjesë nga biseda:

Arbjan Mazniku: Jo, jo do largohem tani

Luçiano Boçi: Mos u largo nga linja sepse do të të hidhëroj me një fakt, do të të hidhëroj shumë thellë. Kur po vija këtu më mori një njeri në telefon dhe ti e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo gjë që do të nxjerr unë tani. Ky që shikoni është një kod zgjedhir, ja ku e ke kodin e kutisë së votimit. ja kodi. Ky është i materilaeve zgjedhore, kode secrete. Për çfarë procesi zgjedhor mund të më flasësh ti, shikoje faktin. Një gjë e vogël është kjo që flet më shumë. Kjo ishte një rastësi e bukur për mua dhe e shëmtuar për ty. Ja si janë vjedhur zgjedhjet sepse ti nuk bindesh që unë kam parë policinë t’ju eskortojë dhe të shpërndani para. Çfarë doni ju? Që keni marrë karta identiteti, që kemi bërë dhe ne denoncime.

Arbjan Mazniku: Unë kam vetëm një kërkesë të flas unë. Zoti Peka. Të mbaroj unë.

Çim Peka: Po, vazhdo.

Arbjan Mazniku: Detyra e zotit Boçi është që atë gjë ta çojë në prokurori sepse aty vërtetohet se kush e ka pasur nëduar atë kuti dhe cili është përgjegjësi për daljen e saj nga KZAZ-ja. Ajo gjë që ka dorë duhet zbuluar nëse është e këtyre zgjedhjeve.

Luçiano Boçi: Ma dhanë qytetarët, pse ku e gjeta unë

Arbjan Mazniku: Të merret ai sendi të çcohet në Prokurori

Luçiano Boçi: Është fakt, jo send.