“Platforma e tij më e mira” Xhelal Mziu i bindur, zbulon emrin e politikanit që do rrëzojë Ramën


Xhelal Mziu, ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës i cili tashmë do të jetë deputet në parlament, ka dalë kundër të gjithë atyre që kërkojnë largimin e liderit të PD Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një reagimi, Mziu thekson se platforma e Bashës ishte më e mira dhe e duhura për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën”, shkruan ai.