Polici dhun ohet gjatë detyrës, një 18 vjeçar kapet me lëndë narkotike


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale F. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, i shtetasit E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Në vijim të informacionit i cili bënte fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e kaluar u gjet shtetasi me iniciale I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur asnjë problem.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.