Rama i pret fjalën presidentit Meta/ Videoja i tregon të gjitha


Ditën e sotme ka nisur “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e cila do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Mirëpo, edhe në rastë të tilla, përplasjet mes krerëve të shtetit, sigurisht që nuk mbeten pa u evidentuar.

Ceremonia bëri bashkë presidentin, Ilir Meta, si dhe kryeministrin Edi Rama, teksa  marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar së tepërmi.

Ceremonia u transmetua në faqen e Facebook-ut të Ramës, mirëpo ndërsa Ilir Meta fliste, kryeministri ka ndërprerë transmetimin për ndjekësit e tij, në mënyrë që të mos dëgjonin Metën.

Më herët, gjatë fjalës, së tij, kryeministri Rama nuk e përmendi aspak presidentin Meta.