Rama uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit


Këtë të shtunë është Nata e Kadrit. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. “U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve muslimanë” shkruan Edi Rama në mesazhin e tij.

Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajt të shenjtë të Ramazanit për të gjithë myslimanët.