Rrënqethëse/ Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, foshnja 5-muajsh nxirret i gjallë nga rrënojat


Një foshnje 5-muajshe është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas një sulmi ajror nga Izraeli brenda një kampi refugjatësh në Gaza, që vrau 10 anëtarë të familjes së tij.

Fotografitë rrënqethëse tregojnë infermieret të cilët mbajnë djalin, që u raportua se ishte gjetur pranë trupit të nënës së tij të ndjerë.

Tensionet në Lindjen e Mesme nuk kanë të ndalur.  Autoritetet vendase thonë se bilanci i viktimave në Gaza ka shkuar në 126, mes të cilëve 31 janë fëmijë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka bombarduar nga ajri “zyrën operative” të Hamasit, teksa Gaza ka rinisur sërish mëngjesin e kësaj të shtune hedhjen e raketave drejt jugut të Izraelit, në veçanti në qytetet Ashkelon dhe Ashdod.