Seanca e parë plenare pa praninë e Bashkim Finos/ Deputetët mbajnë një minutë heshtje


Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, është zhvillaur pa praninë e Bashkim Finos. Ai u nda nga jeta në datën 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ftoi pjesëmarrësit në këtë seancë që të mbanin një minutë heshtje në nder të tij.

Pas fitores që Partia Socialiste siguroi në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej” u shfaq mjaft i prekur për humbjen e Finos dhe për faktin se ai nuk ishte mes tyre për të festuar fitoren e PS-së.