Sërish e dashuruar/ Me pushime në Dubai, Kejvina Kthella prezanton partnerin e ri (FOTO)


Kejvina Kthella është një nga modelet më të njohura dhe më të përfolura në Shqipëri.

Ndërkohë së fundmi një lajm i bujshëm vjen nga jeta e saj private.

Biondja bukuroshe ka vendosur të prezantojë të dashurin e ri.

Madje ka nxjerrë dhe një fotografi ku shfaqet ulur në krah të tij, me duart që i mbajnë bashkuar.

Kejvina duket shumë e lumtur me këtë lidhje të re aq sa ka vendosur ta bëjë dhe publike, por fytyrën e djalit që i ka rrëmbyer zemrën e ka mbuluar.

Kujtojmë se më parë emri i modeles është lakuar për lidhjen e dashurisë me Redjan Rrajën, i riu  që akuzohet si një nga autorët në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoji, ku mbeti i pajetë shoferi Andi Maloku.

Por mesa duket ajo e ka mbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë.

foto galeri