Sherr mes shqiptarëve në Greqi, i riu plagos bashkëatëdhetarin


Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Strymoniko, Serres. Dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas mediave greke, shqiptarët të moshave 31-vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përplasje fizike, ku njëri ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur personin tjetër.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është dërguar menjëherë për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia shpalli në kërkim autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.