Sherr në stadium/ Goli i Tiranës tërbon drejtuesit e Kastriotit, ndërhyn policia (Video)


Goli i realizuar nga Hoxhallari në minutën 78-të shënoi momente tensioni në stadiumin  “Selman Stërmasi”.

Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan aspak “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Kastrioti u tërhoq menjëherë nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar.