Shpallja “non grata”/ Yuri Kim mesazh të fortë Berishës: Askush nuk mund të…


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar sërish pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berishës.

Në reagimin e saj, ajo shprehet se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund.

“Nuk kam asnjë tjetër për të shtyar përveç se ka thënë sekretari i shtetit. Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Shqipëria është anëtare  NATO. Shqipëria do jetë anëtare e BE. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër. Askush, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund. Ky nuk është një projekt i SHBA i juaji, është një projekt që ne së bashku mund të mbajë.”, ka deklaruar Yuri Kim