Shpërthen vullkani në Indonezi, urdhërohet evakuimi i njerëzve (Video)


Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi shpërtheu sërish duke lëshuar sasi të mëdha hiri që shtrihen deri në tre kilometra të larta duke rrezikuar jetën e banorëve në qytetin e afërt të Karo.

Shpërthimi i madh filloi pasi 15 shpërthimeve në brendësi të vullkanit, të cilat u regjistruan në shtatë ditët e fundit.

Ndërkohë njerëzit janë urdhëruar të lëvizin të paktën pesë kilometra larg vullkanit dhe të ndiqnin paralajmërimet pasuese të institucioneve kompetente.

Sinabung është 2.600 metra i lartë. Pas 400 vitesh qetësi, u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010 dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.