“Shqiptar m**i”/ Kritikoi Interin për festën masive të titullit, tifozët italian nuk kursejnë këngëtarin


Këngëtari i njohur, Ermal Meta i cili jeton dhe ka arritur kulmet e karrierës në Itali është bërë protagonist në rrjetet sociale duke kritikuar autoritetet italiane për festën e tifozëve të Interit në Piazza Duomo.

Në një postim në rrjete sociale, Meta shprehet se qeveria anuloi koncertin e tij në datën 1 maj me arsyen se ishte kundër rregullave të Covid-19, teksa lejuan 30 mijë tifozë të Interit që të mblidhen në sheshin kryesor të Milanos për të festuar.

Mirëpo, reagimi i këngëtarit ka nxitur po ashtu dhe reagime të tifozëve të futbollit ku në një status që vetë Meta e ka publikuar, një person i drejtohet me fjalën “Shqiptar m**i”. Një fjalor i rëndë drejtuar një artisti, teksa bie në sy edhe pikëpamja etnike. Metën e mbështetën një sërë ndjekësish në rrjete sociale.

Postimi në “Twitter” i Ermal Metës

“Në 1 maj nuk ishim në gjendje të sillnim teknikët tanë pavarësisht nga të gjitha kontrollet. Dje, kur u ktheva në Milano,  gjeta këtë rrëmujë. E gjitha është shumë e turpshme dhe mendoj se nuk jam i vetmi”.

Postimi në “Instagram” i Ermal Metës

“Në 1 maj asnjë artist nuk ishte në gjendje të sillte teknikët e tyre për shkak të ccështjeve të “sigurisë”. Ne të gjithë e pranuam këtë fakt pa diskutim. Dje, megjithatë kthimi në Milano ishte ky. A ju duket normale? Ku janë institucionet kur ato janë të nevojshme apo është e vërtetë që Italia është një Republikë e themeluar nga futbolli”, u shpreh ashpër këngëtari Meta”.