Situata nga virusi/ Tre viktima për 24 orë, por ja sa raste të reja ka në Shqipëri


Prej ditësh situata në Shqipëri prej pandemisë vijon të jetë e njëjtë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët  e fundit janë kryer 1995 testime, ku prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTE I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore        51

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,995

Testime totale             643,963

Raste pozitive             131,327

Raste të shëruara       112,626

Raste Aktive                 16,299

Humbje jete                  2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13723

Fier        720

Shkodër               375

Durrës  250

Korçë    251

Gjirokastër         246

Vlorë    235

Elbasan                 129

Dibër     100

Kukës                    98

Berat    90

Lezhë   82