Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve/ Çështja kryesore, kërkesa e PS për shkarkimin e Metës


Kuvendi do të mblidhet këtë të martë në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, kreut të Kuvendit, . Përmendim faktin që mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

Në seancë do të shqyrtohen projekt-ligjet e kthyera nga Presidenti Ilir Meta, si dhe njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.