Su lm në ambientet e një kazinoje/ Çfarë ndodhi në këtë vend?


Një person i armatosur ka hapur zjarr në një nga kazinotë e Ëisconsin, në SHBA duke plagosur disa qytetarë. 3 të tjerë kanë mbetur të vdekur, përfshirë këtu edhe personin e armatosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, teksa sipas dëshmitarëve policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. U dërguan mjekë nga qarqet lokale Shawno, Outagamie dhe Kewaunee.

Të plagosurit u dërguan në spital, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Prokurori Josh Kaul, bëri me dije se ngjarja është nën kontroll dhe se nuk përbënte më kërcënim për komunitetin.