Takoi shefen e OSBE/ Rama largohet nga zyra në selinë e PS, ja kush e shoqëron (FOTO)


Pas një ore e 10 minuta, ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me shefen e OSBE-ODIHR në vendin tonë, Ursula Gacek.

Mbledhja u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste.

I pranishëm ishte dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Fillimisht nga selia rozë doli Gacek me ekipin e saj dhe më pas kryeministri me Ballën, të cilët u panë të diskutonin me njëri tjetrin.

Ndërkohë nga OSBE-ODIHR pritet raporti përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.