Tampon në plazhe? Gazetari nga Londra i pret fjalën Bratajt: Po harxhoni lekë kot!


Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj tha se ka nisur nga puna për të hapur qendrat shëndetësore, ku do të ketë edhe tampon të shpejtë.

Por gazetari Arben Manaj e ka shoqëruar me batutë komentin e tij, duke e konsideruar Shqipërinë një vend të sigurtë.

Biseda në Open

Skënder Brataj: Po bëhemi gati të hapim qendrat verore shëndetësore, ku do të bëhen edhe teste të shpejta. Pra po marrim të gjitha masat për të hapur sezonin turistik.

Arben Manaj: Po harxhoni lekë kot. Se Shqipëria është shumë e sigurtë.

Skënder Brataj: Nuk kemi vetëm COVID-in.