Tentuan të rrëmbejnë dhe më pas pla gosën të riun, çfarë i ndodhi 47-vjeçarit fierak


Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Viktor Selmanaj, banues në Patos.

Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur në datën 17 gusht të një viti më parë në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  tentuan ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Klajdi Sulo, i cili mbeti i plagosur.