“Ti je bota ime” Nuk përmbahen më, Melisa dhe Andi i shprehin dashurinë njëri-tjetrit publikisht (FOTO)


Dy ish-konkurentët e “Përputhen” Melisa dhe Andi pas thashethemeve kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë aq të shumëpërfolur.

Ata kanë arritur të finalizojnë romancën pasi dolën jashtë emisionit dhe gjetën një mënyrë mjaft speciale për ta shfaqur, videoklipin e Melisës, “Leje”.

Ky i fundit ka kapur plot 1 milionë klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, vajza flokëkuqe ka shpërndarë një fotografi me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime”- shkruante ajo.

Pas këtij konfirmimi kaq të bukur të lidhjes, ka ardhur sigurisht edhe komenti i Andit.

Ai ia ka kthyer dashurinë partneres ‘me të njëjtën monedhë, duke i komentuar krahas fotos së tyre:

“Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime.”