Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën 3 anëtarë, ishin me pushime në Shqipëri


Një tragjedi e vërtetë ndodhi sot në një familje nga Gjilani i Kosovës. 3 anëtarë të kësaj familje humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se anëtarët e familjes mund të jenë helmuar nga ushqimi.

Mediat kosovare shkruajnë se 3 anëtarët të familjes Haliti ndodheshin me pushime në Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen  Haliti si dhe bëri apel që të rasti të zbardhet sa më parë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.