U kapën me 18 mijë paund, kush janë dy shqiptarët, korrierët e drogës që u arrestuan në Angli


Policia angleze arrestoi në Raglan.dy shqiptarë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme paundësh, të siguruara nga trafiku i drogës.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Durim Myrton dhe Geni Dragoshin, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si korrierë.

Sipas mediave të huaja, mësohet se ata ishin duke u kthyer për në Uest Midlands pasi morën një pako parash në Cardiff të gjeneruar nga fabrikat e kanabisit.

Gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Përmendim faktin se në vitin 2018 ata ishin dënuar për pastrim parash, vepër penale për të cilën ishin kishin bërë 12 muaj burg.