“Unë i shkreti me dy pleq” Artan Lame ankohet për Ramën e Bashën: Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq


Me rastin e festës së Fiter Bajramit, kreu i Kadastrës Artan Lame ka dorëzuar sot lejen e legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje.

Gjithashtu Lame ka folur dhe për kallëzimet që PD ka bërë për Kadastrën, duke mos kursyer edhe një batutë.

Ai shprehet se është me dy pleq, pasi nëse nuk plotëson normën i bërtet Rama, kurse po e plotësoi i bërtet Basha.

Numri një i Kadastrës thotë se është hera e parë që një institucion denoncohet se përse ka bërë detyrën e vetë.

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame pas dorëzimit të vendimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, iu është përgjigjur interesit të medias për kallzimet në Prokurori nga Partia Demokratike. Lame tha se institucioni ka qenë në shërbim të qytetarëve duke e lidhur me batutën “Unë i shkreti me dy pleq, kujt tia prish dhe kujt tia ndreq! Po të mos plotësoj normën më bërtet Edi Rama, po ta plotësoj më  bërtet Lul Basha”.

Ai tha se nga PD janë bere mbi mbi 20 denoncime në Prokurori për institucionin e Kadastrës pse ka vijuar dhenien e legalizimeve gjatë fushatës elektorale. “Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve. Ka dhënë certifikata për tokën bujqësore, leje legalizimi gjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të tjerë dhe muajve të fushatës është fare i lehtë. Pra thjesht ka bërë detyrën”, tha Lame.

I pranishëm në dorëzimin e vendimit të legalizimit për xhaminë ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.