Uroi festën e Fiter Bajramit me foto provokuese, Era Istrefi pendohet, ja çfarë bëri 


Këngëtarja Era Istrefi vendosi që festën e Fiter Bajramit ta uronte me një foto provokuese. Ajo ndau në rrjete sociale një fotografi të realizuar buzë një pishine, mirëpo vëmendjen e mori veshja e këngëtares.

Ajo u shfaq me një palë xhinse tejet të shkurtra, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë. Look-un e kishte kompletuar edhe me një shami në kokë, të cilën e kishte kombinuar më së miri edhe me takat që kishte veshur.

“Gëzuar Bajramin!”, shkroi artistja krahas postimit, që mori shumë komente dhe pëlqime.  Mirëpo, duket që Era është penduar për publikimin e kësaj fotoje e prandaj vetëm pak orë më pas, ajo e ka fshirë.

foto galeri