Vakti i mëngjesit i ëmbël apo i kripur? Ja çfarë këshillohet


Ekspertët kanë rënë dakort që vakti më i rëndësishëm i ditës është pikërisht mëngjesi. Ai na jep energjinë e duhur për ta nisur sa më mbarë ditën si dhe për të përballuar angazhimet e ndryshme gjatë ditës.

Në qoftë se preferoni një menu të ëmbël apo një vakt tradicional të kripur anglosaksone nuk ka shumë rëndësi, mirëpo kryesorja është që mos ta kufizoni mëngjesin vetëm tek kafja klasike dhe të dilni menjëherë nga shtëpia.

Në vijim sjellim disa këshilla se si të merrni një vakt të përshtatshëm, pa i privuar vetes asgjë, por sigurisht edhe pa e tejkaluar.

Kapuçino dhe briosh është fiks mëngjesi tradicional në një lokal, i preferuar nga ata që nuk mund të kenë kohë ën shtëpi apo dëshirë që të përgatisin ndonjë gjë. Ndonëse është një ritual i vogël që shumë e konsiderojnë si thelbësor, fatkeqësisht nuk është zgjedhja e duhur për të nisur ditën.

Një briosh përmban rreth 250 kalori, plus 130 të kapuçinos si dhe 40 të tjerë të sheqerit, në total janë 420. Me pak fjalë, llogaritet më shumë se një pjatë makaronash me salcë domate.

Përpos kësaj, ky ushqim të jep ndjesinë e ngopjes, por në mes të mëngjesit do të ndjeni se keni uri.

Mëngjes i ëmbël – Sërish duhet të kini kujdes nga disa zakone të këqija dhe të mos bini pre e keqkuptimeve që mund të iu çojnë të konsumoni më shumë sheqer se sa është e nevojshme. Para se gjithash drithërat që kanë shumë sheqer, kakao dhe substanca të tjera hiper-kalorike.

Në praktikë ato janë ëmbëlsira të vërteta që duhen konsumuar me tepër kujdes. Për ata të cilët janë në dietë, duhet të lexojnë etiketat e tyre në mënyrë që të zgjedhin drithërat e duhura.