21 Janari/ Berisha flet për serverin: S’ishin në varësinë time. Në kryeministri ka një dhomë që…


Ish-kryeministri Berisha i pyetur për fshirjen e të dhënave për 21 janarin nga serveri i Kryeministrisë tha se s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Ai thotë se kjo gjë tashmë është e faktuar: U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit.

“Serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë lidhje. Askush nga ata që merren me të, nuk kanë asnjë administrim nga kryeministri. IT-në e kanë thirrur ata dhe i kanë bërë hetim. Ka dalë krejtësisht i pafajshëm. Dalim te server. Në çdo godinë qeveritare ka një dhomë që e mban siguria dhe aty s’ka punë askush tjetër përveç atyre. Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje. Ka qenë një koleg i juaji që kalonte nga studioja në studioja duke mashtruar dhe duke thënë se kishte të dhëna të sigurta se Berisha ka pasur dijeni. U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit. Unë u thashë këtë gjë, por një koleg i juaji thoshte se ka prova. Asnjë lidhje, asnjë provë nuk kishte”, tha ai në Zonë e Lirë.