‘Baba mos hyr këtu se është dhe pala tjetër’/ Telefonata e fundit e Kudret Saliajt, mori të birin për ta mbajtur larg


Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në Opinion detaje nga vrasja që tronditi Tiranën, atë të Kudret Saliaj , i cili u vra nga ish-vjehrri i tij në një kafene afër gjykatës së Tiranës.

Lala tregon se pasi viktima i ka parë ish bashkëshorten dhe ish vjehrrin në ambientet e lokalit, ka telefonuar të birin për t’i thënë të mos hyjë, për të shmangur konfliktet.

Klodiana Lala: Kanë dalë të dy së bashku nga banesa në Vorë. Me qëllim për vrasjen. Pamjet filmike tregojnë se kanë dalë bashkë. Kanë kontrolluar të dy edhe brenda Gjykatës për të gjetur Kudretin. Ato e kanë gjetur avokatin por nuk kanë kryer asnjë veprim kundër tij. Ka ardhur edhe punonjësja sociale, Anila Trifoni. Do të shikonte kushtet e banesës së viktimës për të jetuar fëmijët. Në këtë moment ulen paralel. Kudreti i ka parë dhe i ka marrë në telefon të birin duke i thënë: Baba mos hyr këtu se është edhe pala tjetër dhe nuk duam që të kemi konflikte. Djali ishte në një ambient tjetër. Nuk e ka lejuar. Ka qëndruar me kushëririn e babait të tij në një lokal ngjitur. Në 48 sekonda, Dhurata ngrihet, e kap çantën dhe i afrohet. Dhurata ka vënë kapuç mbi kokë dhe është larguar me taksi. Në taksi ka marrë të atin dhe i ka thënë: Babi, ndërro rrobat se po vij unë.