“Dhuratë e bukur në këtë 30 vjetor” Duke votuar kundër Metës, Balla poston foton nga Kuvendi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një foto në të cilën shfaqet duke votuar pro shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Foto vjen vetëm pak pas shkarkimit të sotëm të Kreut të Shtetit nga Kuvendi me 104 vota pro, 7 kunër dhe 3 abstenim.

Balla e cilëson këtë vendim si një “dhuratë” në prag të 30 vjetorit të krijimit të PS më 12 qershor.

Postimi i plotë:

KUVENDI SHKARKOI PRESIDENTIN ILIR META

DHURATË E BUKUR SHQIPËRISË NË PRAG TË DITËLINDJES SË 30 TË PARTISË SOCIALISTE