Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj: Ja cilët tatimpagues duhet të Fiskalizohen


Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka sqaruar se cilët tatimpagues duhet të Fiskalizohen.

Ibrahimaj thotë se subjekt i Fiskalizimit janë të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë me apo pa TVSH.
– Organet Publike
– Bankat
– Institucionet Financiare jo Banka
– Subjekte të tjera që ofrojnë shërbime të faturave elektronike.

Në fund, për cdo paqartësi, Ibrahimaj ftoi tatimpaguesit që të kontaktojnë Administratën Tatimore.

Përmendim faktin se Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë.

Në këtë proces, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit si dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).